Albana Mustafi, shqiptarja nga Prizreni, në garë për postin e deputetes në parlamentin e Finlandës


Gazeta Express
25 Mars 2019 14:05

Albana Mustafi, 34-vjeçare shqiptare nga Prizreni i Kosovës, po zhvillon një fushatë shumë dinjitoze dhe dinamike për postin e deputetes në parlamentin e Finlandës, duke përfaqësuar partinë politike majtiste /Vasemmistoliitto/ me numër 54.

Komuniteti shqiptar në Finlandë e përkrah kandidaturën e Albanës për deputete, kështu që kjo do të ishte deputetja e parë shqiptare me gjasa tejet të mëdha që të jetë zë i fuqishëm në parlamentin finlandez.

Albana është nënë e tre fëmijëve, afariste në sallonet e bukurisë dhe parukerisë, trajnere sportive, anëtare e bordit të arsimit pranë qytetit të Kemit rrethi i Lapit si dhe këshilltare e në Kuvendin Komunal të Kemit.

Angazhimet dhe sukseset tejet të mëdha në shumë sfera të ndryshme të punës dhe arritjeve në shoqërinë finlandeze që i japin mundësinë për të marrë çmimin “Emigrantja më e suksesshme për vitin 2019” pasi që edhe është e nominuar.

Albana ndjek studimet në universitetin e Lapit. Fushatën për kandidaturën në zgjedhjet parlamentare e përkrahin shumë vendorë, shoqëri, bashkëpunëtorë dhe komuniteti shqiptar në Finlandë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart