Alban Zogaj: Projekti i Përparim Ramës për Dardaninë zgjidhje fantastike për këtë lagje - Gazeta Express
string(86) "alban-zogaj-projekti-i-perparim-rames-per-dardanine-zgjidhje-fantastike-per-kete-lagje"

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

09/10/2021 12:48

Alban Zogaj: Projekti i Përparim Ramës për Dardaninë zgjidhje fantastike për këtë lagje

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

09/10/2021 12:48

Kandidati i LDK-së për Kuvendin Komunal të Prishtinës, Alban Zogaj, ka shpalosur projektin për Dardaninë. Projekti ndërlidhë lagjen Kalabria me qendrën e qytetit përmes lagjes Dardania. Kjo ndërlidhje do të arrihet përmes ndërtimit të një nënkalimi të veturave prej rrethit të Veternikut deri tek Stacioni i Autobusëve.

Ai ka treguar se nëpërmjet këtij nënkalimi të veturave, do të krijohet mundësia edhe për parking nëntokësor për lagjen Dardania, mbi të cilin do të ndërtohet një park urban, kënde lojrash për fëmijë, dhe shtigje për këmbësorë e trafik alternativ.

Poashtu, Zogaj ka treguar që aty do të ndërtohet një Shirit i Zonës Komerciale, i cili do të mundësojë që ky projekt të realizohet përmes investimeve publiko-private. Kohëzgjatja e këtij projekti do të jetë dy vite dhe kostoja totale rreth 15 milionë euro.

Programin e plotë të Përparim Ramës mund ta lexoni në LINK.

*Artikull i sponzorizuar