Kandidati i LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit, Alban Zogaj, ka zhvilluar një takim me nëna dhe gra, të cilat i cilësoi si shtyllë të shoqërisë dhe familjes kosovare.
Zogaj tha se gratë dhe nënat kanë dhënë shumë për vendin ndër vite, duke mbajtur familjet dhe duke kontribuar në çdo periudhë të zhvillimit të shoqërisë.
Ai theksoi se kërkesat e tyre janë të thjeshta, por thelbësore: një pleqëri e qetë dhe dinjitoze, shërbime shëndetësore cilësore dhe mundësia që të rinjtë ta ndërtojnë jetën në Kosovë, e jo të detyrohen të largohen jashtë vendit.
“Një bashkëbisedim i këndshëm me nënat tona, me gratë që kanë dhënë kaq shumë për këtë vend. Ato nuk po kërkojnë shumë nga ne, një pleqëri të qetë e dinjitoze, kujdes shëndetësor cilësor dhe mundësinë që fëmijët e tyre ta ndërtojnë jetën këtu, në atdhe”, ka shkruar Zogaj.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...