Alban Zogaj: Me Përparim Ramën, Prishtina do të jetë qytet i artit e i kulturës - Gazeta Express
string(77) "alban-zogaj-me-perparim-ramen-prishtina-do-te-jete-qytet-i-artit-e-i-kultures"

Alban Zogaj: Me Përparim Ramën, Prishtina do të jetë qytet i artit e i kulturës

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

07/10/2021 10:47

Kandidati i LDK-së për Kuvendin Komunal të Prishtinës, Alban Zogaj, ka shpalosur programin për Prishtinën e Artit dhe të kulturës. Sipas tij, Prishtina ka traditë të artit, të kulturës dhe të kreativitetit. Por, aktualisht, mundësitë e Prishtinës për të shfaqur artin dhe kulturën e saj janë ngulfatur. Financimi i artit dhe kulturës është tëpër i ulët, hapësirat janë të mangëta dhe iniciativat mungojnë. Në vitet e fundit, Prishtina ka humbur shpirtin e saj artistik.

Zogaj theksoi se me Perparim Ramën, Prishtina do të jetë qendër rajonale e artit, kulturës dhe kreativitetit, sepse e ka një potencial të tillë. Për të arritur këtë, Rama do të mbështes industrinë e artit, muzikës, dhe të modës.

Me tej, ai theksoi se do të shfrytëzohen të gjitha lidhjet me mërgatën tonë dhe me partnerët ndërkombëtarë për të sjellë artistë të mëdhenj në Prishtinë. Për të krijuar ngjarje të mëdha artistike e kulturore në Prishtinë, të cilat na vendosin në harta botërore. Në këtë drejtim, qysh në ditët e para të mandatit, do të zhvillojmë një plan 2030 të eventeve kulturore e artistike. Prishtina si kryeqytet i Kosovës duhet të trajtohet me vëmendje të posaçme në fushën e artit dhe të kulturës. Në dy mandatet e qeverisjes së kaluar, qyteti i Prishtinës nuk ka pasur vëmendjen e duhur në përkrahjen dhe zhvillimin e artit dhe kulturës.

Qeverisja e deri tanishme nuk i ka mbështetur mjaftueshëm institucionet vartëse kulturore, nuk i ka përkrahur mjaftueshëm krijuesit dhe performuesit kulturorë, e as artistët e pavarur apo organizatat joqeveritare kulturore. Jeta kulturore në Prishtinën e këtyre tetë viteve të fundit është organizuar në mënyrë të improvizuar, sipërfaqësore dhe pa ndonjë strategji të mirëfilltë për zhvillimin e kulturës në kryeqytet. Kanë munguar aktivitetet që identifikojnë shpirtin dhe frymën e kryeqytetit tonë.