Alban Ukaj zgjedhet aktori më i mirë në Cottbus Film Festival, shpërblehen edhe gjashtë aktoret e filmit “Shpija e Agës”


Gazeta Express
11 Nëntor 2019 21:00

Është interesante për publikun tonë se çmimin për rolin më të mirë të mashkullit e ka fituar Alban Ukaj. Ai ka luajtur rolin kryesor në filmin boshnjak “Pun Mjesec” (Hëna e plotë).

Ekipi prej pesë grashë, aktore kryesore të filmit “Shpia e Agës”, me regji të Lendita Zeqirajt, ka marrë çmimin e përbashkët për aktoren më të mirë në festivalin prestigjoz të Cotbusit, Gjermani.

Fjala është për ekipin prej këtyre aktoreve: Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili, Melihate Qena, Rebeka Qena dhe Molikë Maxhuni.

Ato luajnë në filmin në koproduksion të Kosovës, Kroacisë, Shqipërisë dhe Francës që merret me pozitën e gruas, shkruan albinfo.ch. Pesë gratë në një shoqëri të dominuar nga pushteti i burrit jetojnë së bashku në një shtëpi për strehimin e gruas.

Juria ka lavdëruar ato për “portretizimin e tyre jashtëzakonisht të fuqishëm, të gjallë dhe të hollësishëm në një film që pasqyron në shumë mënyra ndryshimet dramatike të një vendi ballkanik”.

Çmimin për filmin më të mirë në këtë festival e ka marrë filmi bullgar “Motra”.

Te fundit


Kthehu lart