Alban Skenderaj gati për ‘ëndrrën e madhe’ në Prishtinë, biletat po shkojnë


Gazeta Express
11 Qershor 2019 15:43

Jemi shumë afër mbrëmjes magjike që këngëtari Alban Skenderaj po përgatit në Prishtinë.

Alban Skenderaj ka mbajtur një konferencë për media në Prishtinë, për të treguar detaje për koncertin e madh që do të mbajë në kryeqytet.

Albani po sjell koncertin e tij ‘Hapësira e një ëndrre’, koncert ky që ka qenë shumë i suksesshëm në Tiranë ku këngëtari e ka mbajtur vitin e kaluar.

Koncerti do të mbahet në sallën 1 Tetori në Prishtinë më datën 19 qershor, përcjell Gazeta Express.

Biletat tashmë kanë dalë në shitje dhe kanë mbetur edhe një numër shumë i vogël para se të shiten të gjitha.

Në videon më poshtë #gjesi në T7 kanë përgatitur një storie ku mund të ndjekni momentet nga konferenca për më shumë detaje:

#gjesi: Alban Skënderaj gati për “ëndrrën e madhe”, në Prishtinë

Biletat për koncertin e Albanit mund t’i bleni edhe online KËTU.

Te fundit


Kthehu lart