Alban Mehmeti sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
Pas një sezone shumë të ngjeshur me dasma e koncerte, artisti i njohur erdhi me një këngë tipike për ditët e vjeshtës duke prekur zemrat e të gjithë të dashuruarve.
“Plumb në zemër” mban titullin balada e dashurisë që është me tekst dhe muzikë nga Kreshnik Avdiu.
E orkestruar nga Labinot Mezini, kënga erdhi e realizuar edhe me videoklip, për të cilin u kujdes MProduction.