Alarmohet Britania, 8 fëmijë te vdekur nga bakteri streptokok - Gazeta Express
string(60) "alarmohet-britania-8-femije-te-vdekur-nga-bakteri-streptokok"

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 10:38

Alarmohet Britania, 8 fëmijë te vdekur nga bakteri streptokok

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 10:38

Autoritetet britanike kanë konfirmuar sot vdekjen e një tjetër fëmije nga streptokoku.

Fëmija vdiq nga një infeksion i rëndë bakterial nga Streptococcus A, një sëmundje që rrallëherë është fatale, por që ka “përfshirë” Britaninë për herë të fundit, me shtatë fëmijë të tjerë viktima.

Lexo Edhe:

Lajmi vjen mes mungesave të antibiotikut amoksicilinë për të luftuar infeksionin bakterial në fjalë, siç raporton “Daily Mail”.

Tre medikamente të përdorura në mënyrë rutinore për të luftuar bakterin – ose simptoma treguese që mund të shkaktohen nga infeksione të tjera bakteriale – renditen si në mungesë.