Alarmi i mjekut të Traumës: Qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës, po largohen të gjithë


load
Gazeta Express
8 Nëntor 2019 15:06

Presidenti i Shoqatës së Traumës, Agron Dogjani ka dhënë alarmin për largimin e mjekëve dhe studentëve të mjekësisë nga Shqipëria.

Gjatë Kongresit të tretë Ndërkombëtar të Traumës që po mbahet në Tiranë, Dogjani tha se qeveria duhet të mbajë këtë kontingjent që janë truri i kombit.

“Qeveria duhet të shpallë SOS, të gjejë mjetet dhe rrugët që të mbajë këto kontigjente, janë truri i kombit, pas disa vitesh nuk do të kemi ku të vizitohemi…ne tashmë kemi mungesë kuadri mjekësor mbi 5 reanimatorë. Kemi 8-9 reanimatorë që mbulojnë punën voluminoze të gjithë kirurgjisë.

Janë 100-150 trauma në ditë që përplasen në të vetmen qendër të specializuar çka në vit përbën një shifër të frikshme 40 mijë trauma.

Spitali është po ai, popullata është shtuar, aksidentet janë dyfishuar dhe na duhen më shumë kapacitet akomoduese dhe hospitalizuese, pra një spital më i madh”, tha ai.

Te fundit


Kthehu lart