Alarm për nxehtësi përvëluese për 40 milionë amerikanë


Gazeta Express
12 Korrik 2019 18:59

Alarm për nxehtësi përvëluese përgjatë bregut të Gjirit të Amerikës për 40 milionë qytetarë, pasi një valë të nxehti do të përshkojë zonën ku banojnë 32,9 milionë persona, nga Alabama në Teksas.

Në qytete si Dallas, Memfis, Sent Ljuis dhe Oklahoma Siti, temperaturat mund të arrijnë në 46 gradë Celsius.

Në Arizona, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat mund të arrijnë në 48 gradë Celsius, madje edhe në kryeqytetin Feniks.

Ekspertët u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë të hidratuar duke pirë shumë lëngje, të shmangin pijet alkoolike ose me sheqer dhe madje edhe ujin shumë të ftohtë, i cili mund të shkaktojë dhimbje stomaku.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart