Alarm në Bankën Qendrore të Kosovës, mobilizohet policia


Gazeta Express
24 Prill 2019 17:26

Alarmi i paraparë që të lëshohej nesër në BQK, u lëshua një ditë më herët, e kjo mobilizoi Policinë e Kosovës.

Këta të fundit u vënë në lëvizje, derisa më vonë mësuan se alarmi është aktivizuar një ditë më herët se që i kishin lajmëruar në Bankën Qendrore të Kosovës.

Ky test është kryer në këtë kohë kur në disa prej bankave në Kosovë janë shpeshtuar grabitjet, e tash e një kohë janë vjedhur shuma të mëdha të parave.

Policia ndërkaq ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes duke iu përgjigjur alarmit, aty ku u mësua se gjithçka ishte thjesht testim.

Kujtojmë se muaj më parë gjatë një grabitje që po bëhej në njërën nga bankat e Istogut mbeti i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart