Alarm i KE-së: Papunësia e lartë po shkatërron ekonominë shqiptare


Gazeta Express
11 Korrik 2019 12:22

Komisioni Europian vendos alarmin sa i përket papunësisë së lartë në radhët e të rinjve në Shqipëri, duke e cilësuar si pengesë kryesore për zhvillimin e programit ekonomik. “papunësia e lartë e të rinjve, punësimi i ulët i femrave, përqindja e lartë e punësimit joformal dhe të prekshëm, shërbimet e pamjaftueshme të kujdesit social dhe cilësia e ulët e arsimit janë pengesat kryesore”, thuhet në raportin e KE, të publikuar së fundmi.

Sipas këtij institucioni, politikat aktive të tregut të punës duhet të orientojnë më mirë punëkërkuesit e vulnerabël, të ofrojnë më shumë trajnime dhe të jenë më të përshtatshëm për nevojat e tregut të punës. Ndërsa thekson se asistenca sociale, nuk është e mjaftueshme për të hequr të varfrit nga vija e varfërisë ekstreme. KE vlerëson me shqetësim se shërbimet e kujdesit social për përfshirjen e personave në nevojë janë të pamjaftueshme dhe shumë njësi të qeverisjes vendore nuk kanë kapacitete dhe burime për të planifikuar dhe ofruar ato.

Ndërsa prek edhe mungesën e investimeve në arsim. “Rezultatet arsimore janë të dobëta në të gjitha nivelet dhe reforma e Aftësimit Profesional është vonuar. Edukimi i fëmijërisë së hershme vuan nga investime shumë të ulëta dhe regjistrimi i ulët për fëmijët nga familjet vulnerabël. Pjesëmarrja në arsimin e të rriturve është veçanërisht e ulët”, thuhet në raport./scan

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart