Al Khelaifi, mesazh Neymarit e Mbappes: “Nëse nuk janë të lumtur, mund të largohen”


load
Gazeta Express
16 Qershor 2019 19:50

Al Khelaifi ia ka hapur dyert të gjithë atyre që nuk duan të qëndrojnë në PSG.

Neymar Junior dhe Kylian Mbappe kanë marrë përgjigje të fortë nga numri një i Paris Saint Germain, Nasser Al Khelaifi, raporton AS, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se ata që nuk janë të kënaqur te klubi francez, dyert i kanë të hapura për t’u larguar.

“Lojtarët duhet t’i marrin përgjegjësitë e tyre, madje më shumë se më parë, duhet të bëjnë më shumë, të punojnë më shumë… ata nuk janë këtu për të kënaqur veten, dhe nëse nuk pajtohen, dyert i kanë të hapura për t’u larguar. Nuk dua më sjellje të një ylli”, ka thënë Al Khelaifi.

Ditë më parë, Kylian Mbappe, tha se “Është koha të marr më shumë përgjegjësi. Nëse ndodh te PSG-ja, do të jem i lumtur, në të kundërtën do të kërkoj një sfidë të re, te një klub me projekt”.

Raportohet se edhe Neymar nuk është i lumtur në Paris, dhe shpesh lidhet me një kthim të mundshëm në Spanjë. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart