Këtë ai e ka bërë të ditur në njërën prej intervistave që ka bërë së fundmi për mediat britanike
Duke folur për Sky Sports, Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka shfaqur interesimin e klubit të tij për të bërë një lëvizje për sulmuesin e Manchester United dhe Anglisë, Marcus Rashford si transfer i lirë, në rast se ai nuk rinovon me United.
Rashford është ringjallur paksa nën drejtimin e Erik Ten Hag, duke shënuar tetë gola në këtë sezon.
Paraqitjet e tij të mira kanë vazhduar edhe në Botëror, ku ai ka shënuar tre gola për Anglinë deri me tani.
?️ "Maybe summer, why not?"
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) December 8, 2022
PSG president, Nasser Al-Khelaifi has suggested his club will try to sign Marcus Rashford in the summer on a free transfer. pic.twitter.com/m1sqRBOZZQ
Kontrata e 25 vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe shumë klube, përfshirë edhe PSG, dëshirojnë që ta bëjnë ta marrin atë.
Megjithatë, Manchester United e ka një opsion që zgjatë kontratën e tij automatikisht edhe për një tjetër sezon dhe këtë mund ta bëjë në fund të këtij sezoni. /GazetaExpress/