Akuzoi qeverinë se fshehu sëmundjen që vrau 100 milionë kafshë, miliarderi kinez dënohet me 18 vite burg - Gazeta Express
string(103) "akuzoi-qeverine-se-fshehu-semundjen-qe-vrau-100-milione-kafshe-miliarderi-kinez-denohet-me-18-vite-burg"

Akuzoi qeverinë se fshehu sëmundjen që vrau 100 milionë kafshë, miliarderi kinez dënohet me 18 vite burg

Gazeta Express

30/07/2021 16:04

Miliarderi Sun Dawu, kritik i madh i qeverisë kineze u dënua me 18 vite burg të mërkurën, i akuzuar për “nxitje sherresh dhe provokim trazirash”. Sun u arrestua në mars të këtij viti.

Kompania e tij, “Hebei Dawu Agricultural”, ka punësuar në bujqësi dhe blegtori 9000 persona, të cilët janë të përqendruar në industrinë e përpunimit të ushqimit, pularisë dhe industri të tjera. Ai është gjithashtu u famshëm sepse nuk i ka kursyer kurrë kritikat ndaj Partisë Komuniste të Kinës. Përveç burgut, ai u dënua edhe me një gjobë prej 3,11 milionë yuan, ose 480 mijë dollarë.

Lexo Edhe:

Sun është një prej pak personave në Kinës që kanë akuzuar publikisht qeverinë se është përpjekur të mbulojë përhapjen e gripit të derrit afrikan në vitin 2019, një epidemi që vlerësohet se i ka marrë jetën më shumë se 100 milionë derrave në vend.

Dënimi i Sun vjen ndërsa qeveria ka rritur presionin ndaj sipërmarrjeve private në Kinë, të cilat nuk pranojnë të jenë nën kontrollin e qeverisë.