Akuzohet si killeri që vrau Devi Kasmin, greku Eftimiu ankohet për kyçet e duarve: Më vrasin prangat


Gazeta Express
11 Korrik 2019 17:34

Në seancë gjyqësore këtë të enjte, greku Eftimi Eftimiu është pyetur sërish në lidhje me atentatin ndaj Devi Kasmit në janar të vitit të kaluar, një krim që greku nuk e ka pranuar sërish.

E teksa mohoi për të disatën herë atë për të cilën e akuzon prokuroria (vrasje me pagesë), Eftimiu është ngritur në këmbë nga qelia në gjykatë dhe ka drejtuar duart e tij drejt medias, që ato të shihnin sesi ishin skuqur për shkak të prangave. Ai është ankuar duke thënë se gjatë transportimit për në gjykatë, policët ishin sjellë në mënyrë jo humane me të dhe ia kishin shtrënguar parap kurrizit më shumë se ç’duhet prangat.

Fotot u postuan nga News24.

Greku Efthimiu akuzohet se më 29 janar 2018 ekzekutoi me katër plumba Devi Kasmin, krim të cilin dyshohet se e kreu me pagesë. Listën e të pandehurve e kryeson shtetasi grek, pasi akuzohet si ekzekutor, ndërsa grupin kriminal që porositi dhe pagoi vrasjen dyshohet se e drejtonte Aurel Hoxhallari. /Express

Te fundit


Kthehu lart