Arrestohet në Kosovë një prej autorëve të vrasjes së Briken Sanajt - Gazeta Express
string(66) "arrestohet-ne-kosove-nje-prej-autoreve-te-vrasjes-se-briken-sanajt"

Arrestohet në Kosovë një prej autorëve të vrasjes së Briken Sanajt

Shqiperi

Gazeta Express

01/02/2023 11:05

Gjelosh Krasniqi, i dyshuar për vrasjen e Briken Sanajt, në tetor të vitit të shkuar në Tiranë, është arrestuar në Pejë.

Krasniqi, 49 vjeç, i lindur dhe banues në Pejë, ishte në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë shqiptare si i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Lexo Edhe:

“Mbrëmë nga puna operative është arritur të arrestohet një person (me urdhër arrest ndërkombëtar) i cili dyshohet se ka qenë i përshirë vitin e kaluar për një vrasje në Shqipëri. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari Gj.K., është ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj tij do parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e paraburgimit. Për procedurat e mëtutjeshme rreth këtij rasti ju lutem i drejtoheni Ministrisë së Drejtësisë”, tha zëdhënës i Prokurorisë së Pejës, Shkodran  Nikçi.

Si ndodhi vrasja
Të paktën katër persona dyshohet se morën pjesë në atentatin e 30 tetorit. Vepruan me saktësi dhe duket se nuk kanë lënë gjurmë në duart e policisë. Dy atentatorët u futën në rezidencë pasi çanë rrethimin e jashtëm, e qëlluan nga një distancë të afërt, nga një vend poshtë një peme ulliri.

Të ndihmuar nga një person i tretë, u larguan me shpejtësi me makinën tip “Mercedez Benz”, të cilën e dogjën. Personi i katërt ka pasur rol vëzhgues. Mënyra se si është ruajtur derisa të mbërrinte brenda rezidencës “Kodra e Diellit” dhe hyrja e autorëve nga rrethimi i pasmë i bind hetuesit se ishin vrasës profesionistë dhe me pagesë.

/Gazeta Express