Akuza e prokurorisë, Basha: Lidhjet me rusët i mban “vëllai” i presidentit më të dashur të Putinit në Ballkan


load
Gazeta Express
8 Nëntor 2019 18:34

Pas takimit me të rinjtë në Krujë, lideri i demokratëve i është përgjigjur interesit të medias në lidhje me faktin se prokuroria ka dorëzuar në gjykatë dosjen për lobimin rus, ku e akuzon Bashën dhe disa të tjerë për falsifikim të dokumentave.

Basha është shprehur se akuza në fjalë u krijua në kohën kur dolën përgjimet e BILD. Sipas tij ishte qeveria ajo që e akuzonte kryedemokratin për “agjenturë ruse”, por tashmë edhe prokuroria nuk e ka marrë përsipër këtë akuzë në dosjen e saj. Kësisoj u shpreh Basha, mbetet vetëm 10% e gënjeshtrës për t’u çmontuar në gjykatë.

Ndërkohë lideri i demokratëve ka hedhur dhe një akuzë në drejtim të të kryeministrit Rama, duke u shprehur se dihet kush është personi i lidhur me rusët. (Basha e quajti Ramen vellain e Vuçiç)

Basha: Prokuroria është e përdorur nga Edi Rama dhe u detyrua të tërhiqej nga akuzat e dy viteve me radhë. Më akuzuan për pastrim parash. Tha që kishte dokumente për financimet ruse dhe u tërhoq me turp. E vetmja gjë që mund të them sot është se 90% e gënjeshtrës është çmontuar dhe 10% do i çmontojmë në gjykatë përmes të vërtetës. E vetmja gjë që më solli deri këtu është qëndresa për të vërtetën. Lidhjet me rusët i ka vëllai i presidentit më të dashur të Putinit në Ballkan

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart