Akuza e forta e Bashës, tregon Ministren e përfshirë në dosje kriminale


Gazeta Express
15 Maj 2019 19:03

Opozita ka dalë këtë të mërkurë me vendimin se protesta e madhe kombëtare do të ahvillohet më 25 maj, ndërsa lideri i opozitës nuk i ka kursyer akuzat e forta gjatë fjalës së tij para gazetarëve.

Basha i është referuar shkrimit të publikuar nga Bild, duke thënë se tashmë nuk ka evropian që nuk e di se qeveria e socialistëve është e lidhur ngushtësisht me krimin dhe drogën. Madje Basha ka deklaruar se Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali është pjesë e dosjes së Xibrakës, laboratorit të parë të kokainës të gjetur në Shqipëri disa vite më parë.

Basha: Sot gazeta më e madhe në Europë, Bild, ka bërë jo vetëm një panoramë realiste të një shtetit që sillet si bandë, por ka zbuluar diçka që organet ligjzbatuese e dinë prej kohësh, që në dosjen e përgjimeve në Dibër del vetë Edi Rama duke u siguruar që skenari i manipulimit të votave është zhvilluar sipas porosive të tij.

-Sot deputetja e PS Gjylameti tha se në shkrim flisnin demokratët…

Basha: Zonja Gjylameti do të ishte bashkë me zonjën Spiropali në të pandehurin kryesor pasi edhe ajo është në dosjen 134, kurse Spiropali është në dosjen e Xibrakës, kësisoj njerëz të tillë në konflikt interesi e kanë të pamundur të flasin. Nuk ka njeri në Evropë që nuk e ka marrë vesh që Edi Rama ka blerë zgjedhjet e 2017, se parlamenti është produkt i votës së krimit.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart