Akuza e Berishës: Dy kate të këtij pallati në Vlorë i ka marrë Edi Rama dhe Olsi


Gazeta Express
8 Shtator 2019 20:30

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim këtë të dielë në adresë të kreut të qeverisë, për të cilin shprehet se ka marrë “dhuratë” dy katë të një pallati të ndërtuar pa letra në zonën e skelës në qendër të Vlorës.

Berisha i referohet një denoncimi të ardhur nga ‘qytetari dixhital’, i cili sqaron se pallati në fjalë u ndalua së ndërtuari në vitin 2013 pasi nuk kishte leje të rregullt, ndërsa më vonë përfundoi së ndërtuari dhe ‘lumturoi’ Edi dhe Olsi Ramën.

STATUSI:

Dy kate pallati ne skele per Olsin dhe Edvinin.
Ne vitin 2013 pallati pa leje te ligjshme ne skele, Vlore ishte bllokuar per tu prishur
por ai me vone perfundoi se ndertuari dhe lumturoi vellezerit e pushtetit??

Keto jane akuzat per klanin mafioz Rama nga qytetari dixhital!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e tij. sb

Pershendetje doktor un qe po ju shkruaj ne anomitet te plot jam nje qytetar nga vlora dhe ju ve ne ndjeni se skel esht ndertuar nje objekt qe esht ndertuar ne krah te televizorit ne krahun e djatht ne skel ishte ne kundeshtim ne ligjin se kohen ishte i pezulluar madje dhe do prishesh ne moment qe erdhi rilindja ne pushtet pallati u ndertua dhe te dy katet e fundit rethh 2000 mije metra katror i ka mar olsi me ramen duke ruajtur anonamitetit e plot ju ve ne djeni qe informacioni esht teper i sakt ne nuk e shikjom dot ne televizor jo me te nga mpoftiset ketu qe ja zen pjesen me te bukur te skeles po ju dergoj dhe nje foto kur ishte i pezulluar tani esht teper e verifikueshme qe pallati esht mbaruar …

Te fundit


Kthehu lart