AKU kap 2 ton mish pule me salmonela - Gazeta Express
string(36) "aku-kap-2-ton-mish-pule-me-salmonela"

Gazeta Express

12/12/2019 16:36

AKU kap 2 ton mish pule me salmonela

Gazeta Express

12/12/2019 16:36

Një sasi prej 2130 kilogramësh mish pule me salmonelë, është bllokuar nga drejtoria rajonale e AKU-së në Vlorë.

Mishi i pulës vinte nga Polonia i paketuar në kuti kartoni 10 kilogramëshe.

Lexo Edhe:

“Në subjekt ka mbërritur ngarkesa me produktin “Mish pule” në sasinë prej 2130 kg i papërpunuar, i paketuar në kuti kartoni 10 kg dhe i ngrirë në temperaturë -18 °c, i cili pas kryerjes së analizave në momentin e nisjes për në Republikën e Shqipërisë, rezultoi me prezencë të Salmonella Enterica Ser. Enteritidis” njofton Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Kjo ngarkesë do të qëndrojë e bllokuar deri në marrjen e masave për asgjësimin e tij.