Aktorja Roza Anagnosti përlotet për prishjen e Teatrit Kombëtar: Sikur m’u shemb një pjesë e imja - Gazeta Express
string(95) "aktorja-roza-anagnosti-perlotet-per-prishjen-e-teatrit-kombetar-sikur-mu-shemb-nje-pjese-e-imja"

Gazeta Express

06/06/2020 18:30

Aktorja Roza Anagnosti përlotet për prishjen e Teatrit Kombëtar: Sikur m’u shemb një pjesë e imja

Gazeta Express

06/06/2020 18:30

Në studion e emisionit “Kjo javë”, aktorja e mirënjohur Roza Anagnosti përlotet ndërsa kujton ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ju listuat shumë personalitete në atë Teatër, sikur ta kishin zërin të gjithë bashkë, kjo që ndodhi nuk do të ndodhte. Sepse edhe mes aktorëve pati një përcarje shumë të madhe.

Lexo Edhe:

Është shumë e trishtë…
Ju keni qenë që në fillim edhe në ato mbledhje ku ka qenë i pranishëm edhe z. Robert Ndrenika, Luftar Paja, apo shumë emra të tjerë, cfarë ndodhi.
Nuk e di, nuk kam asnjë përgjigje. Sepse ti u bëre e madhe, të gjithë dëshirën e kishin në atë skenë. Si mundesh ti, së paku të heshtësh, po të thuash të shembet.. pse të shembet? Edhe ka një gjë këtu që thuhet Teatër i ri, po kush e ka mohuar Teatrin e ri. Të gjithë e kemi dasht teatrin e ri, po kjo është një brilant që ne duhet ta ruanim, për memorie. Aty ishte pikë takimi, ku humbasin shumë gjëra. E kanë thënë arkitekt, studiues, me Maks Velon, po unë prap them ku janë një pjesë e tyre. Ata që thanë do shembet, ku shkon ti, ku shkon dinjiteti jot.

A keni komunikuar ju me aktorët, qoftë edhe me z.Ndrenika, Piro Mani..
Kjo është individuale dhe nuk mund të imponoj unë.. në fund të fundit ato mund të kenë argumentat e tyre. Unë jam mirënjohëse për cfarë më ka dhënë Teatri, dhe për cfarë i jep historisë dhe memories kombëtare.

E prisnit që do të prishej godina? Si e mësuat lajmin?
As nuk e imagjinoja, e dëgjoja po nuk e kam besuar kurrë që do prishej. Kam ngel pa fjalë. Sikundër ra ajo, ashtu edhe organizmi im rrëshqiti, ishte tepër e dhimbshme. Edhe sikur të vinte momenti, që duhej bërë, që duhej prishur me doemos, ai duhet të binte me respektin më të madh, me ceremoni duhet të binte. Është e dhimbshme! Ne si komb i vogël që jemi, ca kemi me vlerë, në radhë të parë? Gjuhën, kulturën edhe nëse shkojmë në Evropë, shkojmë me ate kulturë që e kemi të mrekullueshme dhe e pasurojmë. Ajo ishte kompleks, u bë pedonalja, ishte galeria, teatri, ishte një kompleks shumë i bukur që edhe në Paris mund ta shihje atë.

Po ndërhyrja si ju duk?
E pajustifikuar, dramatike, tragjike. Nuk ka absolutisht justifikim. Sa herë kam shkuar atje nuk kam fyer njeri. Edhe pse ne na kanë fyer disa herë. Nuk kam fyer, por kam ftuar për dialog. Kam një barrë dhe një peshë, si artiste dhe si qytetare, sepse ai publik më respekton edhe sot. Kam një jetë, i kam dhënë gjithçka, kam pas një marrëdhënie të sinqertë me publikun, dhe publiku e kupton. Nuk e perceptoj dot si mund të shembet një godinë historike që ka dhënë kaq shumë, për artin, historinë..

Do të doja përmes jush edhe mendimin e bashkëshortit tuaj, Dhimitër Anagnosti, në momentin që patë ato pamje nga Teatri Kombëtar..
Më morën në telefon. Atë ditë nuk e ndjeja veten mirë. Më ra telefoni në orën 07:00… ishte c’të thuash. Kujton edhe ai pjesën e tij aty. Ka ndihmuar shumë aktorë edhe ai aty. Vinte më priste mua, ishte një pishë e madhe aty takohej me Naim Frashërin, Pjetër Gjokën, Mihal Popin, Kadri Roshi.. Këmbente biseda, është një jetë, edhe ai është pjesë, sic jam unë pjesë në jetën e tij artistike edhe ai është pjesë në jetën time. U trishtua shumë. Unë nuk isha në gjendje të flisja . Isha tepër e trishtuar. Më dukej një gjë e padrejtë, mosrespekt. Aktori duhet respektuar shumë. Se jep nga shpirti i tij. Kur thoshte Edmond Tupja: Këtu ka shpirt! Dhe është e vërtetë. Ato ditë dramataike më kanë ardh ndërmend vargjet e Ali Asllanit: Unë dhe Bota …

Sa ndikoi politika në përcarjen e artistëve?
Nuk ma merrte mendja, i ftoja edhe për të mirën e tyre, të mos e bënin atë veprim. Edhe në historinë e tyre do të mbetet e trishtë, damatike ai moment. Mua më thirri ndjenja dhe shkova, nuk merrem me politikë, jemi njereëz dhe e dëgjojmë, por nuk e besoja që do arrinte deri në këtë pikë, përcarja e aktorëve. Dhe them ku janë arkitetët, ku janë albanologët, përvec Neritan Cekës, ku është Akademia e Shkencave. Disa aktorë që kam disa vlerësime brenda dhe jashtë. Kur cohen fëmijët e Mihal dhe Edi Luarasit, ose kur çohej Maks Velo, një intelektual që e ka parë jetën në të gjitha aspektet, në të gjitha dhimbjet dhe gëzimet dhe ti nuk ndalohesh. Aurel Plasari i bën një autopsi të gjithë asaj, nuk e di… kush, të gjithë ne jemi fajtorë. Populli i Tiranës është shumë i dashur, aty vinin zotni njerëz dhe të vinte keq. Dhe e bën kështu, thotë ai nuk pyes. Po s’i nuk pyet ti, por ti erdhe mik mor zotni, në shtëpinë time, ti tani nxore të zotin e shtëpisë jashtë dhe u bëre zot shtëpie vetë. Duhet të ketë disa norma.

Qeveria shprehej se godina ishte e kalbur, si ishte të punoje aty. Ju i qëndronit idesë se ai Teatër duhej rikonstruktuar.

Absolutisht po! Edhe së fundi një arktitekt me mbiemër Lazimi që e kam lexuar, jepte arsyet se pse duhet mbrojtur. Edhe shumë intelektualë të tjerë që janë prononcuar. Ka nevojë njeriu për memorie, edhe ata që ishin jashtë shtetit që më morën kemi qarë, sepse do njeriu një pikë takimi. Dhe kur vjen në shtëpi, kërkon diçka nga fëmijëria, dhe kjo e fton, por ti i thua mos hajde se u prish shtëpia. Jo. Disa pika nevralgjike ti duhet ti ruash sesbën. Cdo arktitekturë ka zhvillim, po ka shtresëzim. Sic ka filluar edhe arti duke u modernizuar.

Çfarë mbeti në atë godinë nga gjërat tuaja?
Aty unë kam role pa mbarim. Ajo duhej respektuar. Nuk mund të lejonte drejtori të ikin duke pas qoftë edhe një palë këpucë të Naim Frashërit, një kostum timin apo të Margaritës.. Nuk më nxjerr 4 kostume.

Tani ka një qendresë të fortë të Aleancës..
Dua t’i falënderoj ato, sepse bënë një qëndresë të kulturuar. Ato dhanë spektakël. Vinte Justina Aliaj, që është një artiste e vërtetë. Të gjithë ata regjizorë kanë kaluar në atë Teatër, dhe duhet të vinin për këtë punë dhe duhet të ishin mirënjohës. Tani gjithësecili ka rezistencën e vet. Këta thonë lista, nuk është e bukur ajo.
Liston edhe vetë kryeministri znj. Roza, në seancë plenare , cfarë ndjeni ju kur dëgjoni emra të tillë.
Është për t’i mëshiruar, sepse puna ime nuk fshihet me gomë. Edhe nuk ma ka dhënë një njeri por ma ka dhënë kolegë të mi, populli im, institucionet. Kam dhënë shpirtin tim. Duhet respektu, nuk mund të jetë kritik apo të bëjë vlerësimin. Vlerësimin nuk e bën politika, duhet të jenë profesionistët. Nuk është gjë pozitive. Aty ka aktorë të rinj që kanë ardh aty, që janë të mrekullueshëm. Ti mbylle tre salla. Ne dhamë Elektrën atje. Shkëlqyeshëm e dhamë. Ishte punë për shumë të rinj, nuk menduan për këta të rinj të talentuar. Regjizorë të huaj kanë ardhur aty.

Keni patur mundësinë t’i thonit dy fjalë kryeministrit?
Nuk kam pas rast por Teatri Kombëtar duhet të jetë model për të tjerat. Këta e kanë bërë si agjenci, por Teatri Kombëar nuk është agjenci, prandaj u bënë ato kolosë, sepse u lindën dhe u rritën në atë skenë. Do kohë të bëhesh një “yll’, do një punë të jashtëzakonshme, por edhe mund ta rrëzosh shumë shpejt. Unë kam qenë pjesë e bordit të Teatrit edhe më kishin kërkuar artistët, sapo kisha dalë në pension. Erdhi drejtori i ri e më thotë ‘ose do jesh në bord, ose sepse ti edhe interpreton nuk mund të ketë përplasje interesash.’ Por i thash se këtë punë e bëj me dëshirë, edhe një vit që punova nuk mora asnjë pagesë. Ishte përkushtimi im për të qenë pranë teatrit. Por as nuk pyetën fare… Kështu që kujt t’ia japësh mendimin. Po të isha atje do jepja mendimin tim. E kam dhënë kur kam shkuar, edhe me interpretim edhe me fjalë..

Më vjen keq për disa që folën, se paku të heshtin, për Bertin kam respektin më të madh, edhe ngela e pataksur, sepse ishte ai nxitësi i parë që më bëri mua ..
Po cfarë ndodhi?

Nuk e di, nuk di c’të them. Ato që flasin nuk e njohin artin e dramës. Arti i dramës për një komb është shumë i rëndësishëm. Kam shëtiti në të gjitha sallat e teatrove, kjo kishte një veçanti si sallë, me skenën. Sic është hyrja në Teatër, e ngadaltë kështu ishte edhe raporti me publikun. E kam ndjerë kur kam interpretuar atje.

Edhe nëse ndërtohet sic ishte, nuk mund ta ketë atë vlerë. S’ka se si ta ketë. Bënë për dy vjet e sa.. nuk është pak. Neritani, Mondi janë idealista, janë artistë të talentuar, s’mund t’i venë vulën. Janë të kërkuar në teatër, në film. Është një gjë që i vjen nga brenda, atyre jo e nxitur. Edhe artistët e tjerë, e bëjnë sepsë e ndjejnë duan identitet. Unë vetë kudo që shkoj, kulturën fjalën shqipe e kam të shenjtë. Kjo më ka tronditur shumë dhe indiferentizmi.
Nje mesazh te fundit qe keni ju …

Unë dua të falënderoj Teatrin ‘Migjeni’ të Shkodrës. Artistë të rinj, që dolën në mbështetje, se unë kam punuar shumë me artistë të rinjtë, më dëshirojnë, edhe unë i dëshiroj ato. Teatrot, të gjithë teatrot e Prishtinës, sepse e dinë c’është liria, cfarë vlere ka Teatri. Ne i kemi ndihmuar edhe ato në pastrimin në gjuhën shqipe. Baza ishte këtu, dhe ti nuk mund ta mohosh. Duhet bashkëpunuar, duhet sinqeritet, dashuri, memorie dhe ta duash vendin tënd. Nuk akuzoj të tjerët, unë flas për veten.