Aktorja Jennifer Lawrence për pak sa nuk kishte vdekur në një avion privat me defekt - Gazeta Express
string(84) "aktorja-jennifer-lawrence-per-pak-sa-nuk-kishte-vdekur-ne-nje-avion-privat-me-defekt"

Aktorja Jennifer Lawrence për pak sa nuk kishte vdekur në një avion privat me defekt

TV/Film

Gazeta Express

22/11/2021 20:34

Aktorja e shpërblyer me Oskar, Jennifer Lawrence ka treguar se ajo për pak sa nuk kishte vdekur në një avion privat me defekt  …por ajo ka treguar se shqetësim më i madh për të në atë moment ishte mbijetesa e qenit, e jo humbja e flokëve që mund të ndodhte si pasojë e aksidentit

Ylli hollywoodian, e cila është duke e pritur fëmijën e parë pasi dy vitesh martesë me drejtorin e galerisë së artit Cooke Maroney, ka folur për Vanity Fair për këtë përvojë.

Lexo Edhe:

Në verën e vitit 2017, derisa po udhëtonte nga vendlindja e saj në Lousville të Kentucky për në New York me vëllezërit e saj, njëri nga dy motorët e avionit kishte defekt dhe ishte ndalur.

Në këtë intervistë ajo zbuloi se ishte e bindur se do të vdiste pavarësisht që shqetësimi i saj kryesor ishte qeni i saj, Pippi, që po ashtu do të vdiste nga rrëzimi i avionit: Kjo gjë e vogël, nuk e kërkoi këtë udhëtim, kishte thënë ajo me vetën e saj.

Jennifer po ashtu ka treguar edhe lutjet që ajo ka bërë, e që njëra ishte edhe të mos i humbiste flokët, të cilat mund të digjeshin në rast të ndonjë përplasje dhe ajo të shpëtonte.

Në këtë intervistë ajo ka folur edhe për fotot e saj nudo që u hakuan nga iCloud në vitin 2014. /GazetaExpress/