Aktorja e serialit që “çmendi” botën tregon tmerrin që ka kaluar gjatë xhirimeve


load
Gazeta Express
9 Korrik 2019 10:20

Aktorja e serialit “Game of Thrones”, Sophia Turner ka treguar së fundmi në një intervistë për prapaskenat e këtij seriali.

Aktorja ka thënë se gjatë xhirimeve të këtij seriali i është dashur të bëjë një sakrificë të madhe.

E themi këtë, pasi aktores nuk i lejohej të lante flokët. Ajo është shprehur se kjo gjë ishte e shpifur dhe se i kruhej vazhdimisht koka.

Ajo ka thënë: “Në sezonet e para sigurisht që më lejohej të laja flokët, pasi kisha rolin e një vajze të vogël aristokrate. Rreth sezonit të pestë ata më thanë të mos laja flokët dhe ishte me të vërtetë e shpifur. Gjatë asaj kohe skalpi i kokës më kruhej vazhdimisht nga flokët e pistë.’’

Kujtojmë këtu se në këtë serial aktorja kishte rolin e Sansës.

Te fundit


Kthehu lart