Aktori Spahiu: Rrahman Jasharin e kisha emëru në ballë të cilitdo formacion negociues të Kosovës - Gazeta Express
string(95) "aktori-spahiu-rrahman-jasharin-e-kisha-emeru-ne-balle-te-cilitdo-formacion-negociues-te-kosoves"

Aktori Spahiu: Rrahman Jasharin e kisha emëru në ballë të cilitdo formacion negociues të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 13:21

Aktori i njohur, Fatmir Spahiu ka disa fjalë për kryesindikalistin e SBAShK’ut, Rrahman Jasharin, pasi këtij të fundit iu plotësua kërkesa drejtuar qeverisë Hoti.

Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jashari së fundi kishte kërkuar paga shtesë për punëtorët e arsimit, madje SBASHK kërcënoi edhe me grevë.

Lexo Edhe:

Gjatë ditës së sotme, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti në takim Jasharin dhe disa përfaqësues të tjerë të SBASHK-ut.

Hoti siguroi që punëtorët e arsimit do të paguhen me paga shtesë në dy këste.

Pasi iu plotësua kërkesa e Jasharit, aktori kosovar, Fatmir Spahiu përmes një statusi ironizues thotë se kryetarin e SBASHK-ut duhet ta emërojnë në secilin formacion negociues, për faktin se po ia del t’i realizojë kërkesat.

“Zotriun Rrahman Jashari, Kryetarin e Sbashkut, e kisha emru ne balle te cilit do formacion negocues te Kosoves, arbitrazh, negociata me serbine, etj, sdi sdi. Hallall kryetar! Miremengjes miq. Ta keni shendetin. Zgjedhjet shkojne e vine, esspreso e shkurte mbetet!”, shkruan Spahiu.