Aktori kosovar në serialin Netflix-it


Gazeta Express
15 Maj 2019 23:29

Këto ditë kanë përfunduar xhirimet e sezonit të parë të serialit filmik „SKYLINE“, serial origjinal i realizuar direkt nga Netflix-i amerikan, në bashkëpunim me produksionet gjermane Komplizen Film dhe StickUp Filmproduktion

Me slloganin “Frankfurt, Mainhatten, Crack City” po drejton Netflix serinë më të re “Skylines”.

Në këtë serial luan edhe aktori shqiptar Ilir Rexhepi i cili është shprehur të ndihet mirë për këtë sukses.

“Gëzohem të jem pjesë e këtij seriali të prodhuar nga Netflix-i amerikan, ishte kënaqësi dhe eksperiencë e madhe për mua të punoj me regjisorë dhe aktorë të mirënjohur gjerman dhe të tjerë. Është hera e parë që unë luaj për Netflix, në këtë serial unë kam njërin nga rolet bartëse episodike që quhet Juli, ndërsa luaj në gjuhën gjermane”, ka thënë Rexhepi për Kultplus.

Mediat gjermane dhe faqja zyrtare e Netflix kanë bërë të ditur se ngjarja zhvillohet në Frankfurt dhe Berlin. Ky serial gjarmano-amerikan është filmuar kryesisht në qendër të qytetit të Frankfurtit, në Rhein-Main por edhe në Berlin. Në hotelet më të mëdha, në ndërtesat më të larta por edhe në diskotekat më të mëdha në Frankfurt.

Ekipi i Netflix ka xhiruar gjithsejtë 66 ditë me radhë në këto qytete gjermane. “Skylines” bënë fjalë për botën e muzikës, për hip-hopin, krimin e organizuar dhe financat në Skyline-t e Frankfurtit…

Skenari është shkruar nga Dennis Schanz, Oliver Karan, Ole Lohmann ndërsa regjinë e bëjnë regjisorët e mirënjohur Max Erlenwein ( Kinofilmi “Stereo” ) dhe Soleen Yusef.

Rolet kryesore i luajnë ndër aktorët e mirënjohur si: Richy Müller, Peri Baumeister, Edin Hasanoviq, Murathan Muslu, Kim Riedle, Anna Herrmann etj. Data e transmetimit të parë nuk është publikuar ende. “Duke filluar në vitin 2019,” thotë Netflix vetëm për publikimin e serisë së re gjermane, e cila përfshin “Skylines”.

Sipas informacionit nga Frankfurter Rundschau, transmetimi i serisë është planifikuar në vjeshtë 2019.

Te fundit


Kthehu lart