Aktori Thomas Jefferson Byrd është qëlluar për vdekje të shtunën në mëngjes, konfirmoi një zëdhënës i Policisë së Atlantës. në SHBA
Efektivët iu përgjigjën një telefonate që raportonte për një person të plagosur në jugperëndim të qytetit. Kur mbërritën aty, Byrd u gjet pa ndjenja, tha policia. 70-vjeçari u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes si pasojë e disa plumbave të marrë në shpinë, tha policia. Rrethanat e ngjarjes janë ende nën hetim.
Byrd ishte lindur në Grifin, në jug të Atlantës. I diplomuar në Kolegjin “Morris Brown” në Atlanta dhe me një master në Institutin e Arteve të Kalifornisë, ai luante kryesisht në teatër, por ka marrë pjesë edhe në filma të shumtë të regjisorit Spike Lee.
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...