Aktori Çun Lajçi nënshkruan peticionin për zgjedhje të reja - Gazeta Express
string(59) "aktori-cun-lajci-nenshkruan-peticionin-per-zgjedhje-te-reja"

Gazeta Express

04/06/2020 15:15

Aktori Çun Lajçi nënshkruan peticionin për zgjedhje të reja

Gazeta Express

04/06/2020 15:15

Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi ka nënshkruar peticionin për zgjedhje të reja.

Ai vazhdimisht ka komentuar zhvillimet politike në vend, e si duket zgjedhjet e reja po i sheh si zgjidhje të “ngërqit” politik.

Lexo Edhe:

Peticioni ‘Duam Zgjedhje!’ është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje deri dje ka mbledhur mbi 45 mijë nënshkrime. LVV ka deklaruar se ky peticion t’i kthej të gjitha rekordet e nënshkrimeve të peticioneve që nga paslufta.

Aktori shihet në një fotografi teksa nënshkruan peticionin.

Mbledhja e nënshkrimeve potencialisht është paraparë që të zgjasë për 30 ditë, pra një muaj, ndërkaq pas një muaji do të publikohet numri i nënshkrimeve të mbledhura.

Peticioni do t’i dorëzohet institucioneve vendore, ndërkaq do tu dorëzohet edhe institucioneve ndërkombëtare.