Aktori Bekim Fehmiu e kishte lënë amanet t'ia hedhin hirin në Lumbardh - Gazeta Express
string(69) "aktori-bekim-fehmiu-e-kishte-lene-amanet-tia-hedhin-hirin-ne-lumbardh"

Lajme

Gazeta Express

28/06/2022 22:07

Aktori Bekim Fehmiu e kishte lënë amanet t’ia hedhin hirin në Lumbardh

Lajme

Gazeta Express

28/06/2022 22:07

Aktori Bekim Fehmiu i cili vdiq më 15 qershor të vitit 2010 në Beograd kishte lënë amanet që hirin e trupit të tij të kremuar ta hedhin në lumin Lumbardh në Prizren.

Familjarë të aktorit të madh shqiptar, në një ceremoni private, e kishin përmbushur amanetin e fundit të Bekim Fehmiut duke e shpërndarë hirin e trupit të tij në lumin e qytetit, prej nga e kishte prejardhjen.

Lexo Edhe:

Urna me hirin e trupit të Bekim Fehmiut, u soll në Kosovë, nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij.

Aktori i njohur shqiptar i filmit dhe teatrit Bekim Fehmiu u gjet i vdekur në banesën e tij, në lagjen Zvezdara të Beogradit.

Aktori 74-vjeçar Bekim Fehmiu ka qenë yll i madh i kinematografisë jugosllave e botërore.

Kujtojmë se edhe kufoma e poetit Xhevdet Bajraj i cili vdiq më 22 qershor është kremuar në Meksikë, aty ku edhe ka vdekur. Hiri i tij do të varroset të enjten në varrezat e qytetit të Rahovecit, këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi.