Aktivisti ironizon gruan e Ramës: Del “Gucci Linda” të flasë për gratë shqiptare... neveri! - Gazeta Express
string(84) "aktivisti-ironizon-gruan-e-rames-del-gucci-linda-te-flase-per-grate-shqiptare-neveri"

Gazeta Express

29/02/2020 10:43

Aktivisti ironizon gruan e Ramës: Del “Gucci Linda” të flasë për gratë shqiptare… neveri!

Gazeta Express

29/02/2020 10:43

Aktivisti i Shoqërisë Civile Altin Hazizaj ka reaguar mjaft ashpër lidhur me gruan e kryeministrit Rama, e cila mbajti një fjalë ditën e djeshme në Kongresin e Partisë Socialiste.

Hazizaj ka ironizuar Linda Ramën, duke thënë se ndjeu neveri kur pa sesi “Gucci Linda” po fliste në emër të grave të varfra të Shqipërisë.

Lexo Edhe:

“Të dalë Gucci Linda e të flasë për gruan fshatare e qytetare të Shqiperisë, është njësoj si Nexhmije Hoxha që flet për demokracinë e burrit të saj. Më vjen vetëm një fjalë në mendje: NEVERI!,”-shkruan Hazizaj.

STATUSI I PLOTË:

Gucci Linda, qe nuk ka jetuar nje dite ne varferi, del e me flet per grate e majta, punetore dhe fshatare, qe enderrojne te kene rrogen e muajit sa ka Linda pagesen e saj ditore, eshte qendrimi me i pafytyre dhe mashtrimi me i keq qe i behet te majteve, sidomos atyre mijerave qe shpresuan tek Rilindja dhe sot enden si lypsa rrugeve te Europes!

Asnjehere nuk ka qene e nuk do te jete PS kaq rende e mashtruar dhe e vene perfund nga fenomeni Rama-Linda, qe jane aty vetem per te kontrolluar pushtetin qe sjell paraja e favoreve dhe korrupsionit!

E pra, te dale Gucci Linda e te flase per gruan fshatare e qytetare te Shqiperise, qe perpos se e dhunuar dhe denigruar, nuk gjen asnje mbeshtetje tek sistemi nje-partiak qe burri i saj ka ngritur ne kembe, eshte njesoj si Nexhmije Hoxha qe flet per demokracine e burrit te saj, duke harruar te gjithe te vraret e te renuarit qe ai sistem la pas! Jane te njejtat fytyra, te njejtat rrite, te njejtat metoda, thjesht ndryshon marka e veshjeve dhe konturi shoqeror!

Me vjen vetem nje fjale ne mendje: NEVERI!