Aktivistët serbë përkujtuan përvjetorin e Srebrenicës në Beograd


Gazeta Express
12 Korrik 2019 11:33

Aktivistët serbë të paqes dhe Organizatat Jo Qeveritare shënuan 24-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës në Beograd me një varg aktivitetesh për të përkujtuar viktimat, përkundër një tentimi të nacionalistëve serbë për të penguar atë.

Disa ngjarje u mbajtën në Beograd të mërkurën dhe të enjten për të përkujtuar përvjetorin e masakrës së vitit 1995 të mijëra boshnjakëve në Srebrenicë nga forca serbe të bosnjes.

Të enjten, aktivistët e Iniciativës Rinore për të Drejtat e njeriut ndezën qirinj për viktimat afër ndërtesës së presidencës serbe, dhe më pastaj Komiteti i Helsinkit zhvilloi një shfaqje teatrale të titulluar “Srebrenica. Kur ne të vrarët u ngritëm lart”.

Gjatë ngjarjes, një grup prej 15 personash hynë në hapësirën ku po mbahej shfaqja dhe provuan ta ndalonin atë. Ata bërtiten ndaj audiencës dhe regjisorit Zlatko Pakovic, dhe kënduar këngë për ish-komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjes, Ratko Mladic, dhe u larguan pas gjysmë ore.

Të mërkurën, një grup paqësor i grave të veshura në të zeza së bashku me disa organizata joqeveritare kundër luftës dhe të drejtave të njeriut mbajtën një pankartë në urën Branko në qendër të Beogradit me fjalët “Përgjegjësi”, “Solidaritet” dhe “Ne kurrë nuk do ta harrojmë gjenocidin e Srebrenicës” si dhe copa letre me numrin 8,372 të shkruara në to, që nënkupton numrin e përgjithshëm të vdekjeve në masakër.

Stasa Zajovic, nga Gratë në të Zeza, tha në ngjarjen e organizuar se ato po kërkonin për faktet rreth Srebrenicës, të përcaktuara nga gjykatat të cilat i kanë klasifikuar vrasjet në masë si gjenocid, të respektohet në Serbi. Zyrtarët serbë e refuzojnë definicionin e fjalës gjenocid.

“Ne konsiderojmë kryeministrin dhe presidentin e Serbisë më së shumti përgjegjës për propagandën në të cilën çdo lloj përgjegjësie dhe respekti për verdiktet e gjykatës ndërkombëtare është i refuzuar. Ne mendojmë që është e nevojshme të ndryshojmë këtë, jo vetëm sepse është obligim i Serbisë si pjesë për integrimin e saj në BE por sepse përfaqëson respektin themelor për viktimat” tha Zajovic.

Te fundit


Kthehu lart