Aktakuzë ndaj 5 personave për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë - Gazeta Express
string(65) "aktakuze-ndaj-5-personave-per-dhunimin-e-11-vjecares-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

08/12/2022 15:28

Aktakuzë ndaj 5 personave për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

08/12/2022 15:28

Për rastin e dhunimit të vajzës 11-vjeçe në Prishtinë, Prokuroria e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër Ekrem Rexhepit (26-vjeç), Shkëlqim Kamerit (19-vjeç) dhe tre të miturve tjerë.

Vajza 11-vjeçe dyshohet se ishte dhunuar për rreth shtatë orë radhazi më 27 gusht të vitit 2022. Ngjarja që tronditi Kosovën kishte nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një lokacion tjetër të panjohur. Që nga ajo kohë pesë persona u lanë në paraburgim.

Lexo Edhe:

Prokuroria Themelore në Prishtinë -Departamenti për të Mitur, njoftoi sot se pas zhvillimit të hetimeve dhe zgjerimit të tyre, mbledhjes dhe analizimit të provave, sot ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave: “E.R. dhe Sh.K., (madhorë), si dhe ndaj tre të miturve, të përfshirë në rastin i cili ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022, ndaj 11 vjeçares, të cilët gjenden në paraburgim”.

Sipas aktakuzës, “i pandehuri E.R., ngarkohet për veprat penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhu me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa i pandehuri Sh.K., ngarkohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, njofton prokuroria.

“Po ashtu, njëri prej të miturve ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 dhe paragrafin 4 të KPRK-së, “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”, nga neni 232 par. 1 të KPRK-së.

Ndërkaq, dy të miturit e tjerë ngarkohen për veprat penale “Dhunimi”,  nga neni 227 paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 dhe paragrafin 4 të KPRK-së, si dhe për veprën penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”, nga neni 232 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

E mitura dyshohej se ishte dhunuar e trafikuar edhe në qershor të këtij viti dhe për këtë rast, prokuroria thotë se “është në proces të zhvillimit të hetimeve, duke i dhënë prioritet deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështjeje penale”.