Pas ngritjes së aktakuzës, rrjetet sociale të Presidentit kanë pësuar një rritje të pëlqyeshmerisë.
Është ndër politikanët e parë në Kosovë, që futi në përdorim rrjetet sociale si pjesë të promovimit të punës së tij.
Ndonëse fillimi ishte i vështirë për Thacin, presidenti më pas krijoi një vartësi nga facebooku.
Megjithatë mbështetja për në të rrjetet sociale, nuk ishte aq e madhe deri në ditën kur Zyra e Prokurorit të specializuar ngriti aktakuzë ndaj.
Në postimine tij të fundit në facebook para ngritjes së aktakuzës ai i mori 3.900 llajka.
Ndërsa, një ditë më pas, fotografia e tij me logo të UÇK-së, mori plot 30 mijë sosh.
E fotografia me më së shumti pëlqime, është ajo me prindërit, e cila ka arritur të pëlqehet plot 35 mijë herë.
Pëlqyeshmëri të lartë kishte edhe me postime tjera.
E ky fenomen nga pikpamja e PR-it shpjegohet më së miri.
Shahini – Hoxhaj tutje tregon që Presidenti ka punuar shumë në këtë aspekt.
Rritje të njejtë të pëlqyyshmërisë, është hasur edhe në rrjetin tjetër social, atë të Instagramit.