Prokurori i Shtetit do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës i cili është duke u zhvilluar sot.
Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë nga Prokurori i Shtetit, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës.
Konferenca do të mbahet nga ora 14:00, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.