Aksioni 'Brezovica", arrestohen ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe tre të tjerë - Gazeta Express
string(91) "aksioni-brezovica-arrestohen-ish-sekretari-i-ministrise-se-infrastruktures-dhe-tre-te-tjere"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2022 11:51

Aksioni ‘Brezovica”, arrestohen ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe tre të tjerë

Lajme

Gazeta Express

26/05/2022 11:51

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës sot kanë realizuar aksionin “Brezovica ”, i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme, janë kontrolluar dhe bastisur gjashtë lokacione të ndryshme dhe me vendim të  Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, katër persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish-sekretari​ i Ministrisë së Infrastrukturës.

Personat e arrestuar me inicialet Xh.B., I.F., Xh.Sh., dhe B.P., janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Dhënia e ryshfetit”.

Lexo Edhe:

Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: Pushkë e gjuetisë, revole, telefon celular, laptop dhe dokumente të ndryshme.

Ky aksioni është vazhdimësi i një aksioni i nisur më 21 dhjetor të vitit të kaluar për ndërtimet në Brezovicë për shkak të dyshimeve për dallavere me ndërtime.