Aksion policor në Fushë-Kosovë, arrestohet një person


Gazeta Express
12 Korrik 2019 19:43

Policia e Kosovës ka kryer një aksion në lagjen Dardania të Fushë Kosovës duke synuar arrestimin e një personi. Njësitet policore kanë qenë të stacionuara në lagje për orë të tëra duke pritur personin për ta arrestuar.

Aksioni i policisë ka rezultuar me sukses dhe njësitet policore e kanë arrestuar personin e kërkuar.

Një lexues i Gazetës Express ka dërguar një video ku shihet momenti kur arrestohet personi që ishte cak i policisë.

Te fundit


Kthehu lart