Aksion në Elbasan, 11 persona arrestohen dhe 7 vihen nën hetim


Gazeta Express
20 Gusht 2019 14:00

Policia Rrugore e Elbasanit ka shtuar masat për të përballuar e fluksin gjatë sezonit turistik veror dhe parandaluar aksidentet rrugore. Gjatë javës së kaluar janë proceduar dhe arrestuar 18 drejtues mjetesh, nga të cilët: 3 janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi dhe 7 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë pezulluar 25 Leje Drejtimi, nga të cilat 13 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, 9 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 4 për shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor. Edhe qytetarët kanë bashkëpunuar me policinë, pasi përgjatë javës janë bërë 76 raportime për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë javës së kaluar janë proceduar dhe arrestuar 18 drejtues mjetesh, nga të cilët: 3 janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi dhe 7 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë pezulluar 25 Leje Drejtimi, nga të cilat 13 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, 9 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 4 për shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor.

Gjatë javës së kaluar janë vendosur 1.183 masa administrative si tejkalim shpejtësie, mospërdorim rripi të sigurimit, përdorim celulari në timon apo shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Masat e dhëna janë: 77 masa për shpejtësi tej normave të lejuara, 89 për mospërdorim të rripit të sigurimit, 123 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 345 për parakalim të gabuar dhe 549 masa për shkelje të tjera të ndryshme të Kodit Rrugor. Policia Rugore falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe i fton sërish për të denoncuar cdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor në numrin 112 e Koimisariatin Dixhital, duke garantuar anonimat të plotë dhe kontrollet do të vazhdijnë me qëllim parandalimihn e aksidente

Te fundit


Kthehu lart