Aksion me qen antidrogë në lokal, arrestohet me kokainë pronari, procedohen tre të tjerë


Gazeta Express
19 Korrik 2019 15:57

Policia e Shtetit ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili në lokalin që kishte në pronësi në kryeqytet kishte përshtatur ambiente për përdorimin e kokainës. I arrestuari Rikardo Puci  i është gjetur edhe një sasi prej 13.4 kg kokainë.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka proceduar në gjendje të lirë dy punonjësit e lokalit si dhe një klient. Aksioni i policisë është kryer në rrugën ‘Medar Shtylla’ aty ku ishte subjekti i Rikardo Pucit. Policia ka përdorur edhe qenin antidrogë për të gjetur kokainën e cila ishte shpërndarë në dy qese në tavolina të ndryshme.

Policia ka sekuestruar drogën, 4 celularë si dhe një sasi parash. 44-vjeçari do të përballet me akuzat e “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatje e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak”.

Te fundit


Kthehu lart