Aksion i beftë i FNSH në Mamurras, arrestohet vrasësi i shumëkërkuar - Gazeta Express
string(67) "aksion-i-befte-i-fnsh-ne-mamurras-arrestohet-vrasesi-i-shumekerkuar"

Gazeta Express

04/06/2020 10:11

Aksion i beftë i FNSH në Mamurras, arrestohet vrasësi i shumëkërkuar

Gazeta Express

04/06/2020 10:11

Një operacion i beftë ka çuar në pranga vrasësin e superkërkuar nga Policia e Shtetit.

Në pranga ka rënë Bardhok Noka, 42 vjeç, banues në Kurbin.

Lexo Edhe:

Policia bën me dije se, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët dhe pas informacioneve të marra për vendndodhjen e një personi në kërkim, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar “Mamurrasi”.

Në kushte të larta sigurie dhe falë ndërhyrjes profesionale u bë kapja dhe prangosja e shtetasit B. N., 42 vjeç, banues në Kurbin.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Sipas policisë, shtetasi Bardhok Noka më 29.04.2020, në Mamurras, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin K. (N.). Sh.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.