Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Pogradec dhe u largua, në pranga 22- vjeçari - Gazeta Express
string(78) "aksidentoi-per-vdekje-kembesorin-ne-pogradec-dhe-u-largua-ne-pranga-22-vjecari"

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Pogradec dhe u largua, në pranga 22- vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2021 8:28

Blutë e Pogradecit kanë vënë në pranga një 22 vjeçari i cili pasi aksidentoi këmbesorin u largua nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buçimas, Pogradec, ku u aksidentua me pasojë vdekje këmbësori P. Gj..

Lexo Edhe:

Ndërkohë policia ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar së bashku me mjetin tip “Benz”, të cilin ky shtetas drejtonte.

Njoftimi i policisë:

Identifikohet dhe arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit i cili mbrëmjen e djeshme, pasi aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas në fshatin Buçimas, u largua nga vendngjarja.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Korçë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 24.01.2021, në fshatin Buçimas, Pogradec, ku u aksidentua me pasojë vdekje këmbësori P. Gj., bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar së bashku me mjetin tip “Benz”, të cilin ky shtetas drejtonte.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, shtetasi E. J., 22 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.