Aksidentohet për vdekje një person në autostradën Tiranë-Durrës


Gazeta Express
21 Maj 2019 23:45

Mbrëmjen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi H.S., 60 vjeç, banues në Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Man”, kokë trajleri, ka aksidentuar një shtetas me biçikletë , rreth 55 vjeç, ende i paidentifikuar, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Te fundit


Kthehu lart