Aksidentohet pedagogu i Ekonomikut në Korçë


Gazeta Express
16 Shtator 2019 22:41

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë.

Sipas “BalkanWeb” një kamion është përplasur me një mjet tip “Benz” dhe ka zënë sipër pjesën e përparme të tij.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Koço Nasto, drejtues i Benz-it, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë dëmtime të shumta në trup.

I plagosuri është pedagog i Fakultetit të Ekonomikut, në Universitetin e Korçës.

Ndërkohë, “Benz-i” i përplasur rrezikon të shpërthejë në flakë, pasi është me impiant gazi, rrjedhja e të cilit mund të shkaktojë djegien e tij. Ndërkohë, një mjet zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje për të ndërhyrë në rast nevoje.

Korçë
Informacion paraprak.

Më datë 16.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Kuç i Zi, janë përplasur një mjet tip kamion me drejtues shtetasin O.H, me një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin K.N, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme dhe po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Te fundit


Kthehu lart