Aksidentohet nga vetura: 7-vjeçari nga Shkupi po lufton për jetë


load
Gazeta Express
19 Maj 2019 12:26

Një fëmijë shtatëvjeçar është në gjendje kritike, pasi e ka përplasur një automobil në afërsi të fshatit Batincë të Shkupit.

Siç kumton MPB, mbrëmë në orën 20:35 në urën e fshatit Lubosh drejtë f. Batincë, një automjet udhëtimi “Nisan Navara” me targa italiane, i drejtuar nga T.S (32) nga fshati Cërnivërv , i Shkupit ka përplasur një djalë shtatëvjeçar nga f Cvetov i Shkupit.

Fëmija ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është transferuar në Qendrën urgjente pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku i është ofruar ndihmë mjekësore dhe është mbajtur për trajtim të mëtutjeshëm dhe është në rrezik jete.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SPB Shkup.

Te fundit


Kthehu lart