Aksidentohet në ish-Bllok Arbana Osmani, e shoqëron Eduart Grishaj


Gazeta Express
25 Prill 2019 16:30

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është përfshirë ditën e sotme në një aksident në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Faxweb ka siguruar videon ku duket se makina e saj është përplasur me një tjetër mjet, i cili gjithashtu drejtohej nga një grua.

Ndërkohë, teksa ajo firmos dokumentat, është e shoqëruar nga regjisori Eduart Grishaj, i cili aludohet se është partneri i saj i ri.

Në vendngjarje ndodhen dhe disa punonjës të Policisë, të cilët po kryejnë verifikimet e rastit.
Burimi: FaxWeb.al

Te fundit


Kthehu lart