Aksidenti më i çmendur që keni parë, vetura paralel me shtyllën


Gazeta Express
14 Maj 2019 14:07

Aksidentet automobilistike janë shtuar mjaft, por ky që do të shikoni ndoshta është më i çuditshmi që iu kanë zënë sytë ndonjëherë.

Bëhet fjalë për një automjet që ka përfunduar paralel me shtyllën elektrike, pas përplasjes me bordurën. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Brick Township, New Jersey.

Në të u angazhuan forca të shumta të shpëtimit për të bërë uljen e automjetit në mënyrë të sigurt. Policia nga ana e saj është duke hetuar mënyrën sesi ndodhi ky aksident i çuditshëm.

Ndërsa ajo që vlen të theksohet është se për fat të mirë drejtuesi i mjetit mori vetëm disa lëndime të lehta.

Ai mundi të zbresë vetë nga makina duke u rrëzuar në tokë. Ndërsa është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart