Aksidenti i rëndë, plagosen mjeku i njohur me bashkëshorten


Gazeta Express
19 Korrik 2019 18:59

Pasditen e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Murrash të Librazhdit.

Raportohet se dy makina janë përplasur përballë me njëra-tjetrën ku për pasojë të lënduar rëndë kanë mbetur një çift bashkëshortësh të cilët udhëtonin me një fuoristradë.

Çifti i bashkëshortëve është shoqëruar në spitalin rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Të aksidentuarit janë Nikita dhe Leta Manoku të dy përkatësisht nga 60-vjeç nga Tirana, ndërkohë mësohet se bashkëshorti është mjek i njohur gjinekolog.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart