Aksidenti i rëndë në aksin Levan- Tepelenë, kush janë viktima dhe dy të plagosurit


Gazeta Express
15 Maj 2019 18:11

Janë mësuar identitetet e prsonave të përfshirë në aksidentin e rëndë të ndodhur këtë të mërkurë në aksin Levan- Tepelenë, ku drejtuesi i njëri prej automjeteve mbeti i vdekur.

Viktima është Shkëlqim Bregu, 58 vjeçar dhe banues në Përmet. Policia ka dhënë dëtaje po ashtu edhe për të lënduarit, të cilët janë Taulant Hoxha dhe Elison Cane. Në aksident u përfshi një makinë si dhe një furgon, i cili mësohet se transportonte bombola të vogla gazi, çka ka bërë që në vendngjarje të shkojë edhe zjarrfikësja.

Njoftimi i policisë:                                                

Si pasojë e aksidentit në aksin rrugor Levan – Tepelenë, dy shtetasit e dëmtuar janë:

Taulant Hoxha 32 vjeç, banues në Tiranë

Elison Cane, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi që ndërroi jetë është shtetasi Shkëlqim Bregu, 58 vjeç, banues në Përmet.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart