Aksidentimi i autobusit shqiptar në Kroaci, pasagjerët të shtruar në spitalet kroate (EMRAT) - Gazeta Express
string(87) "aksidenti-i-autobusit-shqiptar-ne-kroaci-pasagjeret-te-shtruar-ne-spitalet-kroate-emrat"

Aksidentimi i autobusit shqiptar në Kroaci, pasagjerët të shtruar në spitalet kroate (EMRAT)

Shqiperi

Gazeta Express

26/02/2023 15:41

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kroaci, ku humbi jetën një shqiptar dhe u plagosën disa të tjerë.

Pas aksidentit janë zbuluar edhe emrat disa prej pasagjerëve dhe gjendja e tyre shëndetësore, së bashku me spitalet ku po kurohen.

Lexo Edhe:

Sipas news24, mësohet se 5 shtetas po trajtohen në spitalin e qytetit të Karlovacit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 3 të tjerë po trajtohen në spitalin e Ogulinit, ku 1 prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

5 shtetas po trajtohen ne spitalin e qytetit te Karlovacit
Veli Muca (pasagjer)
Armand Shaba (pasagjer)
Herman Gjeci (pasagjer)
Gjovalin Kola (pasagjer)
Adem Rexha (shoferi i cili ishte në timon)
Jashtë rrezikut për jetën.

4 shtetas po trajtohen ne spitalin e qytetit te Ogulinit
Roland Kola (pasagjer)
Naile Bajraktari (pasagjere – në gjendje pak të rëndë)
Klodian Vata (pasagjer dhe njëkohësisht pronari i autobusit)

Ka ndërruar jetë:
Gazmir Korbi (ndihmës shoferi)