Aksidenti fatal në Korç me 1 të vdekur e 4 të plagosur, zbulohet shkaku i përplasjes


Gazeta Express
16 Shtator 2019 10:37

Si ndodhi aksidenti tragjik në Pogradec, qe i mori jeten ne vend 53-vjeçarit nga Kamza.

ac997cc8-3659-4f06-9413-3da69a27f6be

Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Leshnicë të aksit rrugor Korçë-Pogradec, duke shkaktuar një person të vdekur dhe katër të tjerë të plagosur, mes të cilëve dhe dy fëmijë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Golf” dhe një “Benz”, ku nga përplasja e fortë, kjo e fundit ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar e përmbysur. Viktimë mbeti drejtuesi i makinës “Golf”, Agron Qamo, 53 vjeç, baba i dy fëmijëve.

Ndërsa drejtuesi i makinës tjetër, Daniel Hyka, 32 vjeç, banues në fshatin Petrushe të Pogradecit, ka mbetur i plagosur. Të lënduar nga ky aksident kanë mbetur dhe bashkëshortja e 53- vjeçarit që humbi jetën, Fiqirete Qamo, dhe dy fëmijë të mitur, që ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Por, e rëndë paraqitet situata dhe për 44- vjeçaren Fiqerete Qamo.

79ba9dcd-70a2-48c3-9a57-f7e03b3fb54f

Përplasja e fortë e dy automjeteve ndodhi afër fshatit Leshnicë, ndërsa makina “Golf” po udhëtonte në drejtim të Tiranës, kurse tjetra në drejtim të Korçës. Për nxjerrjen e trupave të viktimës dhe personave të plagosur nga makinat u desh ndërhyrja e banorëve të zonës dhe zjarrfikëses.

Nga hetimet paraprake të Policisë Rrugore, shkak për aksidentin e rëndë që i mori jetën 53-vjeçarit është bërë parakalimi i gabuar i drejtuesit të makinës tip “Benz”. 32-vjeçari Daniel Hyka dyshohet se ka kryer një manovër të gabuar duke tentuar që të kryejë parakalim në një kohë kur automjeti tip “Golf” po i vinte përballë. Kjo ka bërë që dy makinat të përplasen fort kokë më kokë.

“Më datë 15.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë, ka ndodhur një aksident automobilistik, ku janë përplasur mjeti tip ‘Golf’, me mjetin tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin D.H. Për pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip “Golf” dhe janë transportuar në spital për mjekim 4 shtetas, ndër të cilët tre pasagjerë të mjetit tip ‘Golf’, si edhe drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’, shtetasi D.H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

48bbf8c8-39aa-4f9a-9aed-81e07971823c

Drejtuesi i mjetit tip ‘Golf’ (i cili gjeti vdekjen) është shtetasi A.Q., 53 vjeç, banues në Kamzë. Drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’, shtetasi D.H., rreth 38 vjeç, banues në fshatin Petrushë, Pogradec, si edhe tre pasagjeret në mjetin tip ‘Golf’, konkretisht shtetaset F.Q., G.H., dhe K.H., nga të dhënat paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, bën të ditur Policia.

Te fundit


Kthehu lart