Aksident tragjik në Kumanovë, një person humb jetën ndërsa një lëndohet rëndë - Gazeta Express
string(76) "aksident-tragjik-ne-kumanove-nje-person-humb-jeten-ndersa-nje-lendohet-rende"

Aksident tragjik në Kumanovë, një person humb jetën ndërsa një lëndohet rëndë

Gazeta Express

29/02/2020 11:39

Një person e humbi jetën, ndërsa një tjetër është lënduar në një aksident të rëndë rrugor që ka ndodhur sot në mëngjes në Kumanovë, kumtuan nga Ndihma emergjente Kumanovë.

Nga ndihma emergjente shtojnë se personi i lënduar është transferuar për mjekim në klinikat e Shkupit.

Lexo Edhe:

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6 në bulevardin “Revolucioni i Tetorit” në afërsi të tregut rajonal.

Nga SPB Kumanovë konfirmuan se ka ndodhur një aksident dhe paralajmëruan informacione plotësuese gjatë ditës.